E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

VIDEO/ “Mos ma prekni motrën”, tension në plazhin e Shëngjinit

Aksioni i IKMT-së  për shembjen e kioskave në Shëngjin që ka nisur dy ditë më parë ka nxitur revoltim tek pronarët e këtyre bizneseve.

Disa nga pronarët pretendojnë se i kanë me letra të rregullta këto biznese.

Një grua e cila ka kundërshtuar prishjen e biznesit të saj dhe ka pasur disa përplasje fizike me Policinë është shoqëruar  deri në makine dhe me pas është lënë e lire.

Në videon e mëposhtme shihet gruaja që është shoqëruar identiteti i së cilës nuk dihet ende dhe bashkë me të ka qenë dhe vëllai i saj që është shprehur:

Reklamë

“Mos ma prekni motrën!”

 

 

Janë gjithsej 40 kioska me leje dhe pa leje që janë planifikuar të prishen nga IKMT.

Ndërhyrja ka nisur në zonën e Kunës për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare të  Shëngjinit.

Në terren zbritëm forca të shumta policie për të  mos lejuar të  ketë  përplasje mes punonjësvë të IKMT dhe pronareve të  Bizneseve.

3 ditë me parë INUK (Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar) në bashkëpunim me IVMT (Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit) kanë ndërhyrë në zonën e Shëngjinit duke prishur disa kioska të ndërtuara përgjatë vijës bregdetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë