E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Mori medalje të artë, sportisti italian kaloi natën në park, çfarë ndodhi në Lojërat Olimpike

Sportisti italian, Thomas Ceccon, i cili në Lojërat Olimpike fitoi medaljen e artë 100 metra not shpine për meshkuj dhe të bronztën në stafetën 4×100 metra stil i lire, duket se nuk është i kënaqur me kushtet në Paris.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka bërë me dije se kushtet nuk janë të duhurat për sportistët, e si pasojë ka zgjedhur të kalojë natën në një park. Ceccon thotë se veç faktit që nuk ka kondicioner e është shumë vapë, edhe ushqimi është shumë i keq.

Reklamë

“Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë lëvizin për këtë arsye. Nuk është alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë”, shkruajti Ceccon. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë