Vizon Plus ka siguruar pamjet nga momenti kur Hamza (Arsen) Muskurti ka vrarë me armë zjari vëllanë e tij, Dritan dhe kunaten Nora Muskurti.

 

Në pamjet duket autori i dyfishtë që futet qetësisht në biznesin e bashkëshortëve.

 

Qëndron brenda ambjenteve të biznesit pak sekonda dhe del prej aty duke i lënë të dy të vdekur në vend.

 

Vrasësi u vendos në prangat e policisë pak orë pas vrasjes ndërsa kishte planifikuar të arratisej drejt Dibrës.

 

Konflikti midis dy vëllezërve nga nëna kishte nisur prej kohësh për shkak të problemeve me pronat e bizneset që posedonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *