Ky është momenti i fiksuar nga kamerat e sigurisë, që tregon vënien e tritolit në një lokal në Kamëz. Siç dallohet nga video e siguruar, gjithçka ndodh në pak sekonda, ku autorët ndalojnë automjetin me të cilin ndodheshin dhe njëri prej tyre zbret me shpejtësi dhe vë tritolin në biznes.

 

Me një kapele në kokë, që e bën të vështirë identifikimin, autori ka ngjitur shkallët dhe fillimisht ka parë të gjithë terrenin pranë lokalit, në një pjesë si tunel të pallatit. Nga aty është larguar sërish, ndërsa së bashku me personat e tjerë kanë bërë xhiro me makinën dhe disa minuta më vonë janë rikthyer.

 

Njëri nga autorët sapo ka dalë nga makina ka ndezur fitilin e tritolit, të gjatë rreth 30 cm dhe me shpejtësi është ngjitur, e ka hedhur pranë lokalit dhe menjëherë janë larguar. Shpërthimi ka ndodhur 20 apo 30 sekonda pasi e ka lënë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *