E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të vrarë dhe të plagosur, momentet e tmerrit në Pragë! Njerëzit vrapojnë për të shpëtuar, ekzekutohet autori (VIDEO)

Momente paniku janë regjistruar pasditen e sotme në qendër të Pragës, pas të shtënave me armë në Fakultetin  Filozofik të Universitetit Charles.

Sipas njoftimeve të para ka të vdekur dhe të lënduar, ndërsa policia ka rrethuar zonën përreth institucionit arsimor. Në të njëjtën kohë, siç u bë e ditur, autori u vra.

Reklamë

Siç shihet në pamjet e bëra publike nga mediet e huaja, njerëzit vrapojnë të tmerruar për të shpëtuar.

“Dëshiroj t’u bëj thirrje qytetarëve që ecin nëpër qendër të Pragës që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe të mos shkojnë në vendngjarje. Sipas informacioneve që kemi, sulmuesi ka vdekur”, tha ministri i Brendshëm Vit Rakusan.

“Një autor i dytë nuk është konfirmuar”, shtoi ai.

“Në bazë të informacionit fillestar mund të konfirmojmë se ka të vdekur dhe të plagosur në vendngjarje”, tha policia e Pragës në Twitter.

“Si rezultat i të shtënave, ne dërguam disa ekipe shpëtimi në vendin e krimit. Ka një numër të madh të plagpsurish”, tha një përfaqësues i Shërbimit të Shpëtimit të Pragës.

“Numri i saktë nuk dihet ende,” shtoi ai./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë