E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Video/ Momentet e para pas vrasjes së Arian Gosës, autori largohet me vrap

Ky është momenti kur Habib Rexha largohet me vrap nga vendngjarja, ku ekzekutoi me një plumb të vetëm në kokë Arian Gosen

 

Siç dallohet në videon e siguruar, autori mban ende në dorë armën e krimit dhe një qesë, ndërsa vrapon i tensionuar drejt automjetit të tij.

 

Reklamë

Këtë të fundit ai e kishte parkuar rreth 200 metra larg skenës së krimit, ndërsa e përdori për t’u arratisur. Këtë të mërkurë policia ka mundur të sekuestrojë automjetin dhe armën e krimit, ndërsa autori u vetëdorëzua në polici duke pranuar autorësinë e vrasjes.

 

Ky krim është vazhdimësi i vrasjes së dyfishtë që tronditi Kavajën në muajin mars ku u vrane Altin Rexha dhe Edmond Gosa pas nje sherri me njeri-tjetrin.

 

Vëllai i autorit dhe vëllai i viktimës pas një konflikti banal qëlluan për vdekje njëri-tjetrin.

 

Ndonëse të dy autorët ndërruan jetë, kjo nuk ka mjaftuar për Habib Rexhën, duke kërkuar të marrë hak për vrasjen e të vëllait.

 

 

Më shumë video

Reklamë