E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Momente tmerri për nxënësit në gjimnazin në Filipine, shoku i tyre hap zjarr në shkollë, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Një nxënës humbi jetën nga të shtënat brenda një shkolle të mesme katolike në Filipine, ndërsa autori i dyshuar i sulmit vrau veten, njoftuan autoritetet. Ngjarja ndodhi në ambientet e universitetit privat Ateneo në Zamboanga, në Mindanao-n perëndimore.

Sipas policisë, nxënësi kishte hyrë në institucion i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë dhe kishte qëlluar brenda disa klasave. Përveç viktimës, të paktën dy nxënës të tjerë raportohet se janë plagosur. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivin e sulmit.

Reklamë

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentet e panikut në shkollë. Në video shihet tyta e armës ndërsa autori lëviz në korridor dhe më pas hyn në një klasë, ku hap zjarr. Nxënësit me uniforma shkollore shihen duke bërtitur dhe duke vrapuar drejt daljeve.

Kryebashkiaku i Zamboangës, John Dalipe, tha se nga të dhënat paraprake autori fillimisht kishte qëlluar drejt një mësuesi, por kishte humbur shenjën. Më pas ai kishte hyrë në një tjetër klasë, ku kishte qëlluar një nxënës.

Institucioni arsimor konfirmoi dy viktima dhe bëri të ditur se vetëm një muaj më parë kishte zhvilluar një stërvitje për përballimin e një sulmi me person të armatosur. Ky është incidenti i dytë i rëndë i këtij lloji në një institucion arsimor në Filipine brenda pak muajsh.

Në qershor, tre adoleshentë u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën nga të shtënat në një institucion arsimor në provincën e Leytes. Edhe pse posedimi i armëve kontrollohet rreptësisht në Filipine, autoritetet përballen me një treg të zi të armëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë