Politikë
VIDEO/ Meta e nis ditën me vrap, uron 8 dhjetorin: Lavdi rinisë studentore

Sot shënohen 31 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, ku rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.
Presidenti Ilir Meta ka uruar sot 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Në Facebook, ai ka postuar një video, ku shihet duke vrapuar, teksa përshëndet me dy gishtat e ngritur lart.
Reklamë
“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore”, u shpreh ai.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1236374720199580
Vazhdo të lexosh
Reklamë




