E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Video/ Mesazhi i ambasadores së SHBA: Lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në “Facebook” mesazhin e ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, përmes së cilës iu bën thirrje qytetarëve që mos të tregohen indiferentë ndaj rrezikut nga transmetimi i COVID-19.

Kryediplomatja amerikane theksoi se kur distancimi social nuk është i mundur, është e nevojshme përdorimi i maskës, me qëllim mbrojtjen e vetes por edhe të tjerëve.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur. Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, tha Kim.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/213556983168897/?__xts__[0]=68.ARDghk__iBeWkJzLUys-p36dOMPUWgyogEymCzsXT9NGV0r9EkMN2Gd2Kd2Bx5qYdcxIDUV_DBcKMjij5KCNpbTXZKfvA79nEeRL3YUMQBx64HtdxQgTQdx8kwOQpUu3G_967kE3CpZxP8jwa9oa4F6_BLnAWYRlsHpbZjXcrR40CMiQIDETuZXdaA2cQvJsQuM76GbHdSsE8namZ5AzsraFZjgf_huqAQMOuBi-4ngvJVoIdGGByQmmujfL4q-6QLXVdhI-oGXtB1Na49-kDi37IOjv-bzZfPSIqzxPoi7oyvM54l-3rinkeYWectAwVGsi6kWSjR0rZdJF_7HB2fJawVST69C2iBE&__tn__=-R

Vazhdo të lexosh

Reklamë