Subscribe

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një minimarket në Drenovë të Korçës. Dy persona të armatosur kanë hyrë në minimarketin e Demirali Bylykbashkit, duke i kërkuar para dhe paketa, ky i fundit nuk ka rezistuar ju ka dhënë çfarë kanë kërkuar.

Në këto kushte 2 grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitje ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

Njoftim: 

Rreth orës 18:45 minuta persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit në qendër të këtij fshati duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e minimarketit të cilit i kanë kërkuar leket qe kishte ne vendin e tij të punës.

Bylykbashi nuk ka bërë rezistencë dhe u ka kërkuar grabitësve të cilët kanë qenë të maskuar me një armë të gjatë e dyshuar pushkë të marrin çfarë të duan. Në këto kushte 2 grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitje ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *