Ndodh në Kosovë!

 

Edicioni i lajmeve në RTK nisi shumë ndryshe sot dhe kjo jo për ndonjë arsye të vetë televizionit.

 

Aktivisti i PSD i identifikuar si Nol Nushi arriti të futej brenda ambienteve të televizionit, në studio teksa ishte duke u dhënë edicioni informative, pasi u mendua se ishte i ftuar. Nushi, mbante në duar pankartën: “Radio Televizioni i Kurtit”.

 

Spikerja e RTK ka kërkuar ndjesë pas këtij episodi, duke ndërprerë përkohësisht transmetimin.

 

Ju kërkoj ndjesë për ato skena që patë pak më përpara kur në mënyrë të paorganizuar dhe të panjohur si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë persona të panjohur hyn brenda përbrenda televizionit publik dhe bënë atë që ju patët mundësi ta shihni pak më përpara”, tha spikerja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *