Denoncimi është bërë nga 36-vjeçari, Dhimitër Prifti, i cili është paraqitur në komisariatin nr.1 të kryeqytetit, ku veç kallëzimit ka dorëzuar si prova materiale edhe dy video.

Vizion Plus ka siguruar videon ku shihet personi i dyshuar teksa hyn në shtëpinë e gardistit.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai është i veshur me tuta ngjyrë gri dhe mban një kapuç në kokë.

Personi i dyshuar afrohet në dritaren e banesës së gardistit, qëndron për pak çaste duke këqyrur nëse ka apo jo njeri brenda saj.

Në një moment ai drejtohet me fytyrë nga kamera e sigurisë dhe më pas vepron duke hyrë brenda.

Sipas këtyre pamjeve, atij i kanë mjaftuar pak sekonda për të kryer grabitjen dhe del sërish nga dritarja. Në momentin e largimit, grabitësi e shmang kamerën duke mbuluar me duar fytyrën.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa mësohet se mes pistave të mundshme është edhe ajo e grabitjes nga një person i njohur me punonjësin e gardës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *