E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Video/ Mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbërritjen e 6 autoambulancave të para nga Turqia, të kompletuara me pajisjet e një urgjence lëvizëse.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë tha se ato janë pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, ndërsa shtoi se do të vijnë edhe uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për emergjencat.

 

Reklamë

“Komanda mbështetëse e forcave të armatosura-mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për ministrinë e mbrojtjes dhe forcat tona të armatosura. Në komandën mbështetëse brenda pak javësh do mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.”

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/239342550546913/?t=375

Vazhdo të lexosh

Reklamë