E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ Masakroi bashkëshorten, vetëvritet Gjergj Mullalli

Disa orë pasi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, autori i ngjares së rëndë në Maliq, Gjergj Mullalli ka dhene fund jetes. Sipas burimeve, mësohet se 55-vjeçari është parë në fshatin e tij Zëmblak dhe menjëherë është njoftuar policia. Mullalli pasi ka parë se është rrethuar nga blutë, është futur në banesën e kushëririt të tij. Polica i ka kërkuar të dorëzohet, madje ka negociuar edhe me persona të familjes së tij. Por 55 vjecari nuk ka pranuar dhe madje ka qëlluar edhe ndaj efektivëve. Duke parë se ndodhej i rrethuar ai eshte  vetëvrare me te njejten arme qe kreu krimin e rende.

 

Mbrëmjen e së shtunës, Gjergj Mullalli vrau në banesë bashkëshorten Luiza Mullalli. 46-vjeçarja u qëllua disa herë me armë zjarri dhe plumbat e kapen në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori nuk u mjaftua me kaq por e hodhi trupin e pajete te bashkëshortes në kanalin e ujërave të zeza.

 

Bashkeshortet prej kohësh kishin probleme dhe kishin nisur procesin e divorcit. Madje nga nentori i vitit te kaluar Luiza Mullali kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës.46-vjeçarja Luiza Mullalli jetonte në banesë se bashku me fëmijët e saj ndërkohë që bashkëshorti nga dita e marrjes së urdhrit të mbrojtjes jetonte në nje shtepi tjetër. 55-vjeçari njihej si person problematik, i alkoolizuar dhe që ushtronte dhunë sistematike ne familje.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video