E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Makina përplaset me “Buckingham Palace”, arrestohet shoferi

Policia britanike njoftoi të dielën (10 mars) se një burrë ishte arrestuar pasi një makinë u përplas në portat e Pallatit Buckingham në qendër të Londrës.

Imazhet në rrjetet sociale tregonin një makinë në portat e përparme të pallatit. Mediat britanike cituan një dëshmitar të thoshte se kishin dëgjuar “një zhurmë të fortë”.


Policia tha se ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Buckingham Palace” tha se asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte në rezidence në kohën e incidentit dhe riparimet në portat e pallatit mbretër ishin duke u zhvilluar.

Autoritet nuk dhanë detaje nëse ngjarja ishte aksidentale apo jo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë