Subscribe

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Një makinë ka përplasur një motorr me të cilin udhëtonin burrë dhe grua.

Si paspojë e aksidentit çifti është shtruar me urgjencë në spital. Sipas policisë pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Shpëtim Lika, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Agron Hasa, rreth 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij Drita Hasa, rreth 59 vjeçe,

Lexo edhe :

Related Posts

Bashkëshortët kanë qenë duke udhëtuar me  motorr nga Bilishti në drejtim të Korçës kur një mjet tip fuoristradë ka dalë papritmas ka dalë nga një pikë karburanti për në rrugën nacionale duke sjellë edhe përplasjen e motorrit në mjetin që sipas policisë ka kryer manovër të gabuar.

Duhet thënë se aksi Kapshticë-Korçë ka më shumë se 140 degëzime që në të shumtën e rasteve janë bërë shkak për aksidente.

Njoftimi

Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *