Kronikë
Video-Makina del nga rruga dhe përfundin në korsinë tjetër/ Dëmton një tjetër mjet, rrëzon edhe shtyllën e ndriçimit

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë.
Reklamë
Makina tip BMW ka qenë në korsinë e kundërt dhe nga shpejtësia ka humbur kontrollin.Më pas mjeti është përplasur me tabelat dhe trafikndarësen dhe ka përfunduar në korsinë tjetër, ku ka shkaktuar dhe dëmtime në një makinë tip Honday.
Reklamë
Si pasojë është lënduar drejtuesja e saj një grua e cila drejtonte BMW.
E lënduara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Automjeti BMW seria 3 që ka shkaktuar aksidentin ka bërë që në rrugë të rrëzohet edhe një prej shtyllave të ndricimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




