E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VIDEO/ Lamtumira për Kryepeshkopin, mbërrin në ceremoninë mortore kreu i opozitës, Sali Berisha

 Kreu i opozitës, Sali Berisha ka mbërritur në ceremoninë mortore që do të mbahet për Kryepeshkopin Anastas.

Në videot e siguruara nga Vizion Plus, prezentë janë shumë lidera të kishave ortodokse,, bashkë me ta edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, si edhe të Greqisë.

Reklamë

I pranishëm do të jetë kryeministri grek, Mitsotakis ndërsa ceremonia do të drejtohet nga  Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu

Në orën 11:00 i pari që flet do jetë Bartolomeu, do mbajë fjalimin dhe do drejtojë meshën dhe do kenë fjalën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Mitsotakis.

Vazhdo të lexosh

Reklamë