Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar një video ne facebook  përmes së cilës pretendon se ushtarët serbë ndodhen në kufi me veriun e Serbisë, konkretisht në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

“Ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar. Njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit në afërsi të kufirit me Kosovën”, tha Kurti.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas kryeministrit, Forcat e Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të rregullta në kufi me qëllimin e vetëm për të shkaktuar provokime.

 “Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”,  u shpreh Kurti

Menjeherë pas denoncimit të kryeministrit të Kosovës ka reaguar  Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë Nemanja Staroviç, i cili i ka mohuar kategorikisht deklarimet e Kurtit.

“Duke përdorur një skenë të një pushtimi imagjinar për të krijuar një perde prej tymi, Kurti po dëshiron vazhdimin e keqtrajtimit dhe represionit institucional të serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Staroviç.

Mardheniet mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar sidomos pas sulmit në Banjskë të Zveçanit , ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

/Vizionplus,tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *