E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Kim Jong Un shpërthen në lot, u lutet grave të lindin sa më shumë fëmijë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka shpërthyer në lot gjatë daljes së tij të fundit, ku ka folur për rënien e numrit të lindjeve në vend.

 

Reklamë

Në videon e cila është shpërndarë gjerësist në rrjetet sociale, Kim Jon Un shihet duke parë poshtë dhe duke fshirë lotët.

 

Reklamë

“Ne duhet të parandalojmë rënien e nivelit të lindjeve dhe duhet të kujdesemi mirë për fëmijët”, tha Kim Jon Un.

 

 

Incidenti ndodhi në Takimin Kombëtar të Nënave të organizuar për nënat në Phenian.

 

Duke falenderuar nënat për rolin e tyre në forcimin e pushtetit kombëtar, Kim Jong Un tha: Edhe unë mendoj gjithmonë për nënat kur e kam të vështirë të merrem me partinë dhe punën e shtetit.

 

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë vlerëson se shkalla e lindshmërisë ishte 1.8 në Korenë e Veriut mes një rënie të zgjatur të normës gjatë dekadave të fundit.

 

Megjithëse, kjo mbetet më e lartë se në disa nga fqinjët e Koresë së Veriut.

 

Norma e lindjes në Korenë e Jugut ra me 0.78 vitin e kaluar, një rënie record.

 

Norma e lindshmërisë së Japonisë gjithashtu ra në 1.26.

 

Koreja e Jugut po përballet gjithashtu me mungesën e pediatërve, pohojnë raportet.

 

Koreja e Veriut ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorë. Vendi i izoluar është përballur me mungesa serioze ushqimore për shkak të urisë vdekjeprurëse në vitet 1990 dhe fatkeqësive të tjera natyrore./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë