E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Video kërcënuese dhe fyerje, “zbërthehet” telefoni i bashkëshortit të 41-vjeçares që vrau veten, u ndihmua nga e bija

Detaje të reja dalin në pah nga hetimet lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares në Durrës dhe përfshirjen e bashkëshortit të saj në këtë ngjarje të rëndë.Pas arrestimit nga policia të 45-vjecarit, Xhemal Loka, efektivët kanw “zbwrthyer” telefonin e tij, të cilin ai tentojë ta fshehë menjëherë pas varrimit të të shoqes.

Burime policore bëjnë të ditur se telefonin ia ka dhënë vajzës për ta fshehur ne mënyrë që të mos binte në duart e policisë. Nga ekzaminimi që i është bërë telefonit gjatë ditës së sotme, grupi hetimor ka gjetur video kërcënuese dhe fjalë fyese drejtuar bashkëshortes së tij. Këto janë të dhëna të reja për grupin hetimor, të cilat rëndojnë pozicionin e 45-vjecarit i cili akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë