Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin F.D., banues në Manzë, pasi u kap teksa transportonte lënëdë plasëse.

 

Atij iu sekuestruan 5 kallëpe lëndë plasëse C4 dhe 5 kapsolla. Lënda eksplozive iu gjet në çantë 44-vjeçarit.

 

Ndërkohë policia është në kërkim të personit që do t’i blinte.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.

 

44-vjeçari u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

 

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D“, njofton policia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *