Një kamion është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë mbikalimit tek Unaza e Madhe, te “Pallati me Shigjeta”.

 

Policia bën me dije se mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale O.K, ndërsa shkak për këtë dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.

 

Fatmirësisht, zjarri ka shkaktuar vetëm dëmtime të pjesshme materiale.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Me datë 08.11.2022, në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K.

 

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *