Subscribe

Pamjet që shikoni më sipër janë nga banesa e 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh në banesë familjarët e tij.

Ai i monitoronte ata me kamera në çdo dhomë, madje edhe në tualet.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç duket edhe në video, kamera janë vendosur edhe në pjesën e jashtme të banesës, e cila ka derë të blinduar.

Zhaboli mbante peng në banesë nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 5 dhe 9 vjeç.

Ai ka deklaruar në polici se e bënte këtë për t’i mbajtur familjarët nën kontroll.

Bashkëshortja e tij kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, pasi prej vitesh vuante nga xhelozia e sëmurë e bashkëshortit, i cili e dhunonte dhe e kontrollonte vazhdimisht. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *