VIDEO/ Inter zyrtarizon Conten, 9 milion euro neto në sezon

Tashmë është zyrtare. Antonio Conte është trajneri i ri i Interit. Ai do të qëndrojë në këtë post për 3 sezone nga ku do të marrë 9 milion euro neto në sezon, përfshirë edhe bonuset nga rezultatet që mund ta cojnë maksimumi vitin sezonal deri në 12 milion euro në vit.
Ndihmës mes të tjerave do të ketë edhe vëllain e tij ndërsa menaxher i klubit zikalter përkrah Contes do të kthehet Lele Oriali.
Conte u bind nga projekti i ekipit dhe kontrata që i paraqiten presidenti Zhang dhe Marotta.
Tashmë Conte ka disa emra në tavoline përe përforcimin e skuadrës. Që nga Dzeko e deri tek Barella, Lukaku dhe Bergëijn, por mbi të gjitha Chiesa.
Ai pason në këtë post Luciano Spalletin dhe Inter shpreson që tani të luftojë për titullin kampion.
Conte përshendeti të gjithë interistet me një video.
? | UFFICIALE
Antonio Conte sarà il nuovo allenatore dell’Inter!#WelcomeAntonio pic.twitter.com/AtklPrKlkX
— Inter (@Inter) May 31, 2019




