E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO- Incident në ajër/ Zogu përplaset me avionin, piloti gjithë gjak vijon fluturimin

Një incident ajror ka ndodhur në Ekuador.

 

Reklamë

Një zog është përplasur me avionin teksa ka qenë në fluturim, duke thyer xhamin e përparëm.

 

Një video e drejtuesit të skuadriljes Ariel Valiente është bërë virale orët e fundit, pasi vetë kapiteni i avionit regjistroi momentin e saktë kur një zog përplaset me avionin që lëvizte në qiell.

 

Ngjarja është regjistruar në Vinces të provincës Los Ríos të Ekuadorit dhe tregon sesi një zog i madh kapet nga këmbët nga piloti pas përplasjes me xhamin e përparmë të avionit, i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja.

 

Në video, piloti shihet i mbuluar me gjak në fytyrë dhe në uniformë, ndërsa para syve është pjesa e poshtme e trupit të zogut të madh.

 

Megjithatë, kapiteni arriti të ruante qetësinë e tij, si dhe stabilitetin e avionit dhe stërvitja që ishte planifikuar që në fillim përfundoi normalisht. Autoritetet e Aviacionit nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë lartësinë në të cilën ndodhej avioni dhe as rrugën që po ndiqte. Me sa duket, zogu i madh ngordhi disa minuta pas përplasjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë