E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Video/ IKMT shemb spitalin e Laçit, në planin e prishjes edhe komisariati i qytetit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mesditën e kësaj të premteje spitalin e Laçit.

Godina kishte marrë dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ishte shpallur e pabanueshme.

Për shembjem e spitalit, IKMT përdori fadromat ndërsa pritet që në ditët në vijim të prishen të tjera ndërtesa, mes të cilave dhe komisariati i policisë.

Në qytetin e Laçit janë shpallur të pabanueshëm 21 pallate, të cilat po ashtu do të prishen me qëllim zbatimin e planit të ri urbanistik të miratuar nga qeveria.

https://www.facebook.com/893685447319839/videos/3333643529990673/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARCeoDK99IoTcvLzF9FbScGn0pL4k4dQofUETaqXRuBebTTdexC_LnzjTti_8hiH1FakewpW6cKeLt5n

Vazhdo të lexosh