Vendi
VIDEO/ I maskuar me kapuç, momenti kur një person i vë flakën mobilierisë në Vlorë dhe largohet me vrap

Ky është momenti kur një person i maskuar me kapuç, teksa mban një shishe benzinë në dorë i vë flakën mobilierisë në Vlorë.
Më pas, autori, ende i paidentifikuar largohet me vrap.
Reklamë
Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Flakët u vunë re nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë pronarn e biznesit.
Reklamë
Pronari në një prononcim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte personale dhe nuk dyshon për askënd.
“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. As me konkurrencën nuk besoj të kem probleme. Ia lë drejtësisë ta zbardhë këtë ngjarje dhe të kapë autorin”, u shpreh Eduart Aliko.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




