E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

VIDEO/ I buzëqeshur në një makinë luksoze, momenti kur Salianji mbërrin në burgun e Fierit

Vizion Plus ka siguruar një tjetër video nga momenti i mbërritjes së deputetit Ervin Salianji në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar të dhënë nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.

Siç shihet edhe në video Salianji buzëqesh sapo sheh kamerat, ndërsa është mbi një “Range Rover” ku ndodhen dhe efektivët e policisë që e shoqërojnë në burg.

Reklamë

Ndërkohë para dhe pas mjetit ku ndodhet Salianji janë dy makina policie me fenelinat të ndezura gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë që Ervin Salianji u vetëdorëzua pasditen e së premtes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej aty më pas u nis drejt burgut të Fierit, aty ku më parë kanë vuajtur dënimin edhe ish-minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe kandidati i PD për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë