Reperi Pop Smoke është qëlluar për vdekje, pasi banesa e tij ra pre e vjedhjes mëngjesin e kësaj të mërkure.

 

Artisti 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, ishte në një shtëpi në Hollywood Hills kur dy burra të veshur me kapuç dhe maska u futën në banesë rreth orës 4.30 të mëngjesit.

 

Autorët përhapën zjarr, ndërsa njëri prej tyre qëlloi në drejtim të Pop Smoke dhe e lanë atë të plagosur rëndë. Ndërkohë, të dyshuarit nuk janë identifikuar ende nga autoritetet.

 

 

 

Zjarrfikësit janë filmuar në Los Anxheles, teksa nxirrnin Smoke nga shtëpia përmes një barrele. Ai u transportua me ambulancë në spital, ku u shpall i vdekur.

 

Pas kësaj ngjarjeje, një person u shoqërua nga policia, por ai u la i lirë pasi rezultoi që nuk ishte i përfshirë në krim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *