E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Video- Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin në Mallakastër/ Mbërrijnë në Gjykatën e Fierit dy të rinjtë

Në gjykatën e Fierit jepet sot masa e sigurise për dy autorët e grabitjes me dhunë në Klos të Mallakastrës ku humbi jetën nga dhuna e ushtruar 89- vjeçari Çaush Shehaj.

 

Reklamë

Dy autorët 22 dhe 28 vjeç janë arrestuar në flagrancë vetëm disa orë pas ngjarjes ndërkohë që një prej tyre Musa Godo nuk është figurë e panjohur për blutë e Fierit.

 

Reklamë

Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku vuante dënimin për perdhunin e një 23- vjeçareje në Fier. Dy autorët e grabitjes në Mallakastër Ervis Halimi dhe Musa Godo, kanë mbërritur në gjykatë të shoqëruar nga forca të shumta policie ndërkohë që familjarët e të afërmit e të moshuarit të ndjerë kanë kërkuar dënim maksimal për autorët. Gjyqtari i çështjes është Taulant Banushi dhe prokuror Petrit Vuka.

 

 

Më shumë video

Reklamë