E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 12 minuta më parë
Bota

VIDEO/ Fluturime misterioze me dron mbi bazat amerikane dhe në Britani

SHBA dhe Britania e Madhe kanë ngritur alarmin se fluturime misterioze me dron janë kryer mbi baza të caktuara amerikane.

Daily Mail ka publikuar pamje të filmuara nga një banor i një fshati në Britaninë e Madhe që tregojnë dronët e dyshuar të cilët fluturojnë vetëm gjashtë milje nga një bazë ajrore ushtarake në Suffolk.

Vendi ku u pikasën dronët është shumë afër dy bazave të Forcave Ajrore Britanike.

Ky lajm vjen menjëherë pasi dronët u regjistruan pranë një baze ushtarake amerikane në Nju Xhersi.

Reklamë

Autoritetet në SHBA nuk dhanë asnjë shpjegim për dronët.

Dëshmitarët atje pohojnë se dronët kryen manovra që nuk ishin parë më parë.

Raportet për zhvillimin e armëve bërthamore të SHBA-së për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë kanë nxitur frikën se Rusia mund të jetë pas aktivitetit të dronëve, tha gazeta.

Në Amerikë, ekspertët kanë paralajmëruar se aktiviteti i dronëve  mund të synojë mbledhjen e inteligjencës nga Irani ose Rusia.

Forcat Ajrore të SHBA-së pranuan muajin e kaluar se dronët kishin fluturuar pranë tre prej bazave të saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Lakenheath, Feltwell si dhe RAF Mildenhall në Suffolk.

Raportet për dronet kanë nisur më 20 nëntor dhe kanë vazhduar për disa ditë.

“Fluturimet misterioze të dronëve mbi bazat britanike mund të sinjalizojnë një sulm të afërt rus”, sipas Daily Mail.

Nëse këto teori janë të vërteta, atëherë dronët janë ngjarja më pak e rrezikshme. Pyetja e madhe është se si kanë arritur të kalojnë mbi bazat ushtarake?/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë