Greqia po përballet prej të paktën tre ditësh me një numër të madh zjarresh që kanë përfshirë pyjet. Për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, zjarret janë përhapur me shpejtësi të madhe. Zona më e rrezikuar është ajo e Mandrës.

 

Flakët kanë përfshirë zonën pyjore në afërsi të fshatrave Ag. Sotiras, Paleochori dhe Thea. Ndërkohë në fshatin Ag. Charalampos janë djegur disa banesa. Mësohet se një banesë është djegur edhe në zonën jugore të fshatit Paleochori.
Autoritetet greke e kanë përqendruar luftën me flakët në zonën e fshatit Ag. Charalampos, për të mos lejuar që të shkaktohen dëme më të mëdha në banesa.

 

Ndërsa në fshatrat e tjerë, luftën me flakët po e bëjnë banorët e zonës dhe emigrantët shqiptar që jetojnë aty përreth.
Deri tani nuk raportohet të ketë patur humbje jete njerëzore ndërsa dëmi ekonomik përllogaritet me dhjetra miliona euro. Rajoni i Atikis është më i godituri nga zjarret në zonën e Greqisë. Çdo vit digjen qindra mijëra hektar pyje kryesisht me pishë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *