Ky është momenti kur një elefant shemb një pjesë të murit të kuzhinës së një shtëpie për të “vjedhur” një qese me oriz në mes të natës.

 

Ai nuhati ushqimin dhe hyri në shtëpinë e një familjeje në Hua Hin, Tajlandë.

 

Rachadawan Phungprasopporn dhe burri i saj u zgjuan nga zhurma dhe vrapuan në kuzhinë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

 

Ata u tronditën kur panë elefantin në kuzhinën e tyre. Rachadawan tha se burri i saj bëri të mundur largimin e elefantit, i cili u zhduk në pyjet aty pranë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *