E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

VIDEO/ Elefanti “Bubi” parashikon rezultatin e saktë të ndeshjes mes Gjermanisë dhe Danimarkës

Elefanti “Bubi” ka bërë një tjetër parashikim për ndeshjet e Euro2024.

Elefanti “Bubi’ i konsideruar si orakulli i këtij europiani, ka bërë parashikimin për sfidën e nesërme atë mes Gjermanisë dhe Danimarkës, e cila do të luhet në orën 21:00 të mbrëmjes.

Siç shihet në video elefantit i vihen përpara disa topa dhe ai duhet t’i fuste në portat ku ishin vendosur flamujtë e Gjermanisë dhe Danimarkës.

Fillimisht Bubi e dërgon topin në rrjetën e Danimarkës, dhe rezultati sipas ekspertëve ëhstë lexxuar sikur ndeshja kalon fillimisht 1-0 në favor të danezëve.

Reklamë

Më pas Bubi dërgon dy herë topin në rrjetën egjermanëve duke kaluar panzerat në avantazh.

Bubi ka parashikuar saktë çdo ndeshje të Gjermanisë deri tani, duke përfshirë numrin e saktë të golave ​​në ndeshjet kundër Hungarisë dhe Zvicrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë