Vizion Plus ka siguruar pamjet me dron nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e të riut Paulin Preka në Shkodër.
Në oborrin e banesës së viktimës, shihen forca të shumta policie.
Lexo edhe :
Related Posts
Paulin Preka, 20-vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Guci e re.
Ngjarja u raportua rreth orës 14.50 minuta, kur trupi i pajetë i të riut u konstatua nga xhaxhai i tij, në oborrin e shtëpisë ku Preka jetonte i vetëm.
Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua vetëm në orët e drekës, kur xhaxhai i tij ka shkuar në banesë për të parë se çfarë po ndodhte me nipin, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej në celular, mëson gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata.
Me të konstatuar trupin e pajetë në oborr ai ka njoftuar policinë, ndërkohë që gjatë dëshmisë paraprake ka deklaruar se nuk ka dijeni nëse nipi ka patur ndonjë konflikt. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.






