Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, ka reaguar për videon e Spiropalit e cila a takuar këtë të premte prindërit e minorenes së abuzuar në Kavajë.

 

Gjosha  përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se kjo është një shkelje flagrante e ligjit “për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” nga ana e kryeministrit nxjerren e prindërve të cilën e sheh si publik të imazhit të vetë vajzës së mitur. Ajo nxit shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë për këtë veprim të paprecedentë.

 

“Publikimi i imazhit të vajzës së mitur në Kavajë, me zë dhe figurë është shkelja më flagrante e ligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Neni 17, Liria e jetës private, pika 3, e shpreh qartë se ‘privatësia e fëmijës respektohet në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore apo administrative, duke përfshirë̈ edhe publikimin e tyre në media’. Unë mund të kuptoj çdo gjë në këtë shtet, por që kryeministri të shkelë të drejtën e një fëmije të dhunuar për privatësi, është e papranueshme dhe e dënueshme! Do ta ftoja të gjithë shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë për këtë veprim të paprecedentë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *