Një situatë e rëndë është regjistruar prej tri ditësh në liqenin e fshatit Bestrovë. Qindra peshq të ngordhur kanë dalë në breg të liqenit ndërsa konstatimi ka ardhur nga vetë banorët.
Dyshimet e para lidhen me një kontaminim të gjithë sipërfaqes së liqenit duke krijuar një situatë tejet të rënduar në zonë. Jashtë kamerave banorët e fshatit shprehen se në liqen mund të jenë hedhur lëndë toksike dhe mbetje të ndryshme duke sjellë edhe ngordhjen në masë të peshqve.
Sipas banorëve janë parë persona të ndryshëm kryesisht gjatë natës që peshkojnë në këtë liqen dhe mund të kenë shkaktuar ndotjen.
Shqetësimi qëndron edhe në faktin se aty pijnë ujë dhe bagëtitë çka mund ti rrezikojë edhe ato.





