Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Durrës. Fillimisht Adem Dervishi tentoi t’iu ikte forcave operacionale, dhe shëbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, por pas disa minutash ndekje është vënë në pranga.

Dervishi kërkohet nga drejtësia italiane pasi akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.14 në Durrës.

 

Siç njofton policia, kur Dervishi ka parë unformat blu është larguar me shpejtësi në një zonë me kallamishte dhe errësirë të plotë, por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit është lokalizuar.

Gjykata e Napolit i kishte caktuar 38-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *