Kryeministri Edi Rama ka treguar disa moment të cilat nuk u panë dje nga vizita e presidentit turk Erdogan, në Tiranë.

 

Rama bën me dije se i ka dhuruar një prej punëve të tij kreut të shtetit turk, një vazo me ngjyra dhe forca të veçanta.

 

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI

 

Rama: E kam bërë vetë me këto duar. Jam artist serioz unë (qesh) Siç thashë, dua që të shkojë në shtëpi kjo. Se e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim. Këto janë nga pjekja.

 

Erdogan: Do ta marr në shtëpi, do ta vendos në vendin më të mirë. Do e marrim që tani.

 

Rama: Se kemi paketuar se është pak e rrezikshme, por ta mbajmë me kujdes. Faleminderit për këtë vazo.

 

Erdogan: Kjo është fundore prej sarajit që kemi në Stamboll, prej shqiptarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *