E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

VIDEO/ E “burgosur” nga Jetnor Zhaboli, gruas nuk i hapin derën kur tenton të futet në shtëpi

Nga Blerina Cena

Kjo është shtëpia ku 35 vjecari Jetnor Zhaboli kishte ngujuar të ëmën, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Apartamenti është i vëzhguar nga kamerat e sigurisë, në çdo cep të saj, përfshirë këtu edhe tualetin, madje Jetnor Zhabolli kishte vendosur edhe bllokues valësh duke u pamundësuar familjarëve të tij, komunikimin.

Reklamë

Ky moment provon pikërisht gjendjen e rënduar psikologjike të kësaj familjeje, pasi ata refuzojnë t’i hapën derën autoriteteve që po përpiqen të sjellin në shtëpi bashkëshorten e 35 vjeçarit, pas deklarimeve që ajo dha në polici.

Fatmirësisht, makthi i kësaj familjeje që jetonte në lagjen e Saukut të Vjetër, mori fund këtë të premte, pasi policia e Tiranës prangosi kryefamiljarin. 35- vjecari, me profesion ekonomist, i mbante të mbyllur e të vëzhguar në shtëpi famijarët e tij sa herë largohej nga banesa, duke iu ndaluar komunikimin me persona të tjerë dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike vazhdimisht ndaj gruas, të ëmës dhe fëmijëve tij.

Reklamë

Policia shkoi në banesë e derën e gjeti te mbyllur, ndersa nga brenda dëgjoheshin zërat e anëtarëve të saj dhe mw pas thirri 35 vjeçarin për ta hapur.

Sa herë largohej nga banesa Jetnor Zhaboli, pwr shkak tw xhelozisw ekstreme,  i monitoronte familjaret e tij me kamera të cilat i kishte instaluar në cdo ambient dhe kontrollonte nga celulari i tij. Burime policore bëjnë me dije se bashkëshortja e tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesën e 35 vjeçarit, policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj. Në letrat që provohen tentativat e vetëvrasjes së gruas së 35- vjeçarit, ajo u kërkon falje familjarëve dhe shprehej vështirësia e kushteve në të cilat ajo së bashku me fëmijët e saj jetonin.

Zhaboli u arrestua për dhunë në familje dhe heqje të lirisë.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë