Një tragjedi e vërtete ajo që ka ndodhur pasditën e kësaj të shtunë në pistën e Spa në Belgjike.
Piloti 22 vjecar Anthoine Hubert humbi jeten si pasojë e një përplasje të tmerrshme gjatë provave të Formula 2.
Ai u përfshi në një aksident të rëndë me japonezinMarina Sato dhe amerikanin Manuel Correa.
Ishte piloti I ti francez që në faktg humbi kontrollin e makinës së tij duke u përplasur me muret mbrojtëse të pistës dhe më tej goditjen fatale ia dha pa dashje amerikani Correa që vinte me shpejtësi nga pas.
Hubert humbi jetën pak minuta më vonë në spital ndërsa Correa është në gjëndje të rëndë por më stabël.
Ndërkohe japonesi Sato kaloi një gjëndje shoku por është jashtë rrezikut.
Pamjet e një xhirimi amator në pjesën e pistës ku ndodhi tragjedia, janë vërtet të rëndë.
Mendohet se shpejtësia e piloteve më këtë moment kur ndodhi tragjedia të ketë qënë 250 km në orë.
Menudo accidente en la Formula 2 #BelgianGP pic.twitter.com/fYN3mtNA9w
— Óscar #Djukismo (@sposkar) August 31, 2019