E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Donald Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për Gazën

“Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Marrëveshja do t’i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”, u tha Trump gazetarëve pak para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në turneun e golfit Ryder Cup në Nju Jork.

Reklamë

“Plani me 21 pika”

Presidenti amerikan prezantoi këtë javë një plan të ri paqeje për Gazën para udhëheqësve myslimanë, si dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Plani 21-pikësh” i paraqitur nga Trump thuhet se propozon, ndër të tjera, lirimin e pengjeve të mbetura, një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje graduale të Izraelit nga i gjithë Rripi i Gazës.

Propozimi, përfshin gjithashtu një plan pas luftës me një mekanizëm qeverisjeje pa Hamasin, një forcë sigurie që do të përfshinte palestinezë, si dhe ushtarë nga vendet arabe dhe myslimane, dhe financim nga vendet arabe dhe myslimane për administratën e re në Gaza dhe rindërtimin e zonës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë