Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”. Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku kane qene banoret te cilet kane njoftuar forcat zjarrefikese.
Nga hetimet paraprake rezulton se në njërën nga makinat është hedhur lëndë djegëse, ndërsa më pas flaka ka përfshirë edhe tre mjetet e tjera.

 

“Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndrërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *