Subscribe

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, më datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën të parashikuar nga neni 237/5 të K.Penal me person nën hetim D.K., i ditëlindjes 1984.

Lexo edhe :

Related Posts

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, me datë 17.02.2024 nga Prokuroria Elbasan është nxjerrë urdhri përkatës, i cili i është ngarkuar për ekzekutimin e ndalimit shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elbasan.

40-vjeçari ka dhunuar me grushta rojën 70-vjeçar të një shkolle në sy të nxënësve.

Siç shihet në video, pas një debati, 40-vjeçari ka goditur me shuplakë dhe grushta në fytyrë të moshuarin, i cili është rrëzuar përtokë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *