Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, Erjon Sejdini, i cili po lëvizte një i armatosur me pistoletë. Personi i arrestuar është banues në kryeqytet dhe kishte pak momente që kishte lëvizur drejt Vlorës.

 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia gjeti në një qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krëhër për pistoletën. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë, u gjetën 2 këllëfë pistolete dhe 1 veshje kamuflazhi, si ato ushtarake. Të gjitha sendet e kundërligjshme  u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

 

Nuk dihen ende qëllimet e 38-vjeçarit dhe nëse kishte një objektiv.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *