E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Video- Dëbora mbulon juglindjen/ Trashëshia më e madhe arrin në 5 cm në Malin e Gramozit

Dëborë në juglindje të vendit. Rreshjet kanë rënë në lartësinë mbi 1300 metra.

 

Borë ka pasur në fshatin turistik të Voskopojës, në majën e Bigllës në Dardhë, në fshatrat malorë të njësisë administrative Vithkuq të Korçës, kryesisht në Shtyllë dhe në majën e Mashkullorës si dhe Dardhas në bashkinë e Pogradecit.

 

Burime të siguruara thanë se në lartësi mbi 1300 metra, trashësia e borës ka shkuar nga 3 në 5 cm. Trashesia me e madhe ka qenë në Malin e Gramozit.

 

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike. Madje edhe në pesë fshatrat e njësisë administrative Moglicë në bashkinë e Maliqit, energjia është rikthyer.

 

Nga ana tjetër nuk raportohen probleme në rrugët rurale të zonave malore, ashtu siç nuk ka probleme përmbytjesh në fushën e Maliqit.

 

Vazhdo të lexosh