E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

VIDEO/ Dalja e rrallë e Angelina Jolie në tapetin e kuq, krah për krah me djalin e saj 16-vjeçar

Të dielën, më 17 nëntor, aktorja Angelina Jolie, 49 vjeç, kaloi në tapetin e kuq të Çmimeve të Guvernatorit në Los Angeles, Kaliforni. Aktorja bëri një parakalim të rrallë pasi shoqëruesi i saj ishte i biri, 16 vjeç.

Jolie kishte veshur një fustan të gjatë krem ​​dhe ngjyrë ari, duke pozuar krah për krah me djalin e saj, i cili kishte veshur kostum të zi. Të dy buzëqeshën para kamerave teksa ecnin në tapet përpara se të niseshin në event.

Reklamë

Knox dhe motra e tij binjake Vivienne janë më të vegjlit nga 6 fëmijët e lindur nga Angelina Jolie dhe Brad Pitt gjatë martesës së tyre. Ish-çifti ka tre fëmijë të birësuar, Maddox Chivan, Zahara Marley dhe Pax Thien, ndërsa fëmijët e tyre biologjikë janë Shiloh Nouvel dhe Knox Léon me Vivienne Marcheline./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë