VIDEO- Daçiç e konfirmon për Vizion Plus: Refuzova foton familjare për shkak të prezencës së flamurit të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç konfirmoi se refuzoi foton familjare në Ministerial për shkak të prezencës së flamurit të Kosovës në sfond.
Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema pyeti në distancë kryediplomatin serb Ivica Daçiç se cila ishte arsyeja që ai refuzoi ti bashkohej fotos familjare të Ministerialit. Ministri i Jashtëm serb e drejtoi kokën dhe shikimin nga flamuri i Kosovës. Në këtë moment, gazetarja Mema e pyeti sërish nëse shkak i refuzimit ishte pikërisht flamuri i Kosovës, dhe Daçiç e konfirmoi nga distanca: “PO”
Edhe pse ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani kërkoi që Daçiç ti bashkohej fotos familjare të këtij samiti, ai gjeti kundërshtimin e homologut serb.
Hasani i qëndroi protokollit paraprak të samitit për realizimin e fotos me të gjithë pjesëmarrësit duke pasur në sfond flamujt e vendeve që janë pjesë e procesit të Berlinit.




