E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Biden harron sërish, ngatërron Gazën me Ukrainën

Në një tjetër lapsus, Joe Biden të premten foli për ndihma ajrore për Ukrainën, ku lufta me Rusinë vijon, dhe jo për Gazën, siç ndoshta donte të thoshte.

Në deklaratat që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë, për ndihmën humanitare amerikane për palestinezët, përballë kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, dëgjohet Biden të thotë se ndihmat nga avionët do të hidhen në Ukrainë.

Situata u sqarua më vonë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i cili tha se presidenti “i referohej Gazës”. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh